AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

I gjuajnë me mjete të forta administratorit dhe arratisen sa shohin policinë, shpallen në kërkim 4 persona

Katër persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Peqinit pasi kanë dhunuar me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj. Policia njoftoi se këta shtetas, sapo kanë parë uniformat blu, ja kanë mbathur me vrap.

Njoftimi i policisë:

Goditën me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, shpallen në kërkim 4 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë se disa persona kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngarjes.

Shtetasit që kishin goditur administratorin e Njësisë Administrative, sapo kanë parë Policinë janë larguar menjëherë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë shpalljen në kërkim të shtetaseve E. M., 30 vjeç, Xh. M., 23 vjeç, A. M., 32 vjeç, (vëllezër) dhe K. S., 35 vjeç, banues në Peqin dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi N. M., 61 vjeç, banues në Peqin. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në qytetin e Peqinit, për shkak të detyrës, kanë goditur me mjete të forta administratorin e Njësisë Administrative Gjocaj, shtetasin B. H., 29 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *