Një video është bërë virale së fundmi edhe pse kjo është publikuar para tre vitesh.
Reperja me famë botërore Cardi B, gjatë një video live të bërë para 3 vitesh ka pohuar se i drogonte meshkujt dhe u vidhte paratë gjatë kohës kur punonte si striptiste.
Vetëm disa orë më parë video është bërë virale, dhe i gjithë internet po flet për të.
Ndërkohë që vetë reperja nuk ka pritur shumë dhe ka reaguar për t’u shpjeguar ndjekësve të saj në Instagram, se pse ishte e detyruar të bëntë diçka të tillë.
“Po shoh në rrjetet sociale që videoja live që kam bërë para 3 vitesh është bërë virale. Në ‘live-in’ ku kam folur rreth gjërave që duhej t’i bëja në të shkuarën time, të drejta apo të gabuara, që duhet t’i bëja për të jetuar. Unë bëra atë që duhej të bëja për të mbijetuar! ”- shkruan Cardi B.
Ajo ka pohuar se e ka bërë të gjithën për të mbijetuar dhe për familjen e saj, tashmë gjithçka i përket të shkuarës.
(s.a/faxweb.al)