05:50 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I ‘forti’ i PS-së dhunoi mësueset, rrëfehet drejtoresha e shkollës në Lundër: Na qëlloi dhe shtyu, mësuesja shtatzënë humbi ndjenjat

16:10 | 02/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
I ‘forti’ i PS-së dhunoi mësueset, rrëfehet drejtoresha e shkollës në Lundër: Na qëlloi dhe shtyu, mësuesja shtatzënë humbi ndjenjat

Përpara 5 ditësh ish-kryeministri Sali Berisha ishte ai që denoncoi dhunën e një prindi ndaj mësueseve të shkollës ku mësonte djali i tij në Lundër të Tiranës.

Fax News ka realizuar një intervistë me drejtoreshën e kësaj shkolle si disa nga mësueset e dhunuara.  Drejtoresha  jo vetëm që e konfirmon dhunën e ushtruar ndaj disa mësueseve të kësaj shkolle nga Bardhi Xixi, por edhe shprehet se ai është liruar nga burgu. Kujtojmë se Berisha ka denoncuar se Xixi është një person shumë i afërt me Partinë Socialiste (Lexo këtu)

Ngjarja ndodhi më 25 Prill. Mësuesit konfirmojnë se janë dhunuar nga prindërit e një fëmijë që ka shkuar i dehur në shkollë. “Prindi bërtiste, kishte një ton të lartë të zërit dhe përdorte një fjalor jo-etik. Zotëria shtyu një mësuese që ishte shtatzënë. Njëra prej tyre ishte shtatzënë u futa që të mos e dëmtonte atë. Prindi i nxënësit është Bardhi Xixi i cili është liruar nga burgu. Të pranishëm ishin pesë mësuese, mua më ka shtyrë, njërën prej mësueseve e ka goditur, tjetrën që ishte shtatzënë e kemi larguar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Nxënësit e tjerë u terrorizuan pasi ai ishte i dhunshëm”, tha drejtoresha Alma Kaziu.

Kaziu shton më tej: “Përveç dy mësueseve që u shtynë nga zotëria në fjalë, dy të tjerat ndërhynë për ta qetësuar. Ne telefonuam të plotëfuqishmin e zonës dhe më pas vijoi proçedura. Aktualisht di që autori është në gjendje të lirë. Di që çështja i ka kaluar prokurorisë. Unë u bëra 13 vite që punoj këtu dhe ky është një komunitet i mirë”.

Ndërkohë njëra prej mësueseve të dhunuara u shpreh: “Jam shtyrë prej tij dhe kam rënë pa ndjenja në tokë, pas kësaj nuk kam kuptuar asgjë se çfarë po ndodhte. Fëmijët që ishin pranë janë terrorizuar pasi ata u tremben kur panë mësueset e tyre në ato rrethana. Jam ndihmuar vetëm nga koleget dhe nuk kam marrë asnjë ndihmë mjekësore”.

Etiketa: alma kaziubardhi xixidrejtoresha e shkolles ne lunderprindi dhunon mesuesetSali Berisha
Pas

Shtohen ‘milionerët e vegjël’ në Shqipëri, 9.050 paga mbi 2 milionë lekë

Para

Ndryshime drastike klimaterike/ Britania e Madhe vendi i parë në botë që shpall gjendjne e emergjencës

Para
Ndryshime drastike klimaterike/ Britania e Madhe vendi i parë në botë që shpall gjendjne e emergjencës

Ndryshime drastike klimaterike/ Britania e Madhe vendi i parë në botë që shpall gjendjne e emergjencës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.