Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

I fiksuar pas ‘’benzave’’, kapet nga policia autori i katër vjedhjeve në Vlorë

Në njoftimin e Policisë së Shtetit bëhet e ditur se është ndaluar në Vlorë një shtetas për vjedhjen e 4 automjeteve në qytet.

Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të vjedhjeve në seri.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale  K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale).

Policia ka dokumentuar se ky shtetas ka kryer një seri vjedhjesh ku është konstatuar deri më tani se veprimtaria e tij kishte të bënte vetëm me vjedhjen e automjeteve të markes ‘’Mercedes Benz’’.

33-vjeçari thjeshtë i përdorte ato, më pas i braktiste pothuajse në të njëjtin vend, tek zona e spitalit!

Policia e Shtetit, bën me dije se automjetet e sekuestruara ua ka dorëzuar pronarëve përkatës.

Ky operacion i policisë zgjati për një hark kohorë të disa muajve deri në bërjen të mundur ndalimin dhe arrestimin e të riut.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Vlorë 

Kapet dhe ndalohet një shtetas për vjedhjen e 4 automjeteve në qytet.

Më datë 25.11.2018, Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, pas një pune të mirëorganizuar ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të vjedhjeve në seri:

K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë (I dënuar më parë për të njëjtën vepër penale).

Policia ka dokumentuar një sërë vjedhje automjetesh për të cilat dyshohet se shtetasi K.K, është autorë i vjedhjeve të tyre, konkretisht si më poshtë:

  • Më datë 22.09.2018, në lagjen “Isa Boletini” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit H.H.
  • Më datë 23.10.2018, në legjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.K.
  • Më datë 18.07.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit A.D.
  • Më datë 09.05.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.A.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *