Debati në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Çekisë u shndërrua në një“ring boksi” gjatë ditës së djeshme.
Pasi mikrofoni i tij u fik për shkak të disa fyerjeve të herëpashershme, Lubomit Volni, një deputet i pavarur nga lista e nacionalistëve radikalë çekë, u përlesh me kryetarin, Tomash Hanzel nga radhët e social demokratëve.
Në fund, sigurimi dëboi Volny-n nga salla dhe policia po heton shkeljen e masave, si dhe refuzimin e Lubomit Volny dhe kolegut të tij Marijan Boyko për të mbajtur maska.
Në Republikën Çeke, shkelja e masave antiCOVID-19 dënohet me 400 euro, por duket se kjo shifër është lehtësisht e papërballueshme për ligjvënësin.