Pak ditë më parë aktori i njohur dhe shumë simpatik, Gabriel Garko deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”se është homos*ksual, deklaratë e cila shkaktoi shumë zhurmë.
Pas rrëfimit të tij, Garko është përballur me sulme dhe kritika të shumta. Pas këtyre reagimeve, aktori ka marrë vendimin e papritur dhe ka vendosur mos të shfaqet më në televizion.
Shumë menduan se Garko e bëri këtë deklaratë për të marrë vëmendjen, por në intervistën e fundit për Barbara D’Urso, ai u shpreh se nuk gënjeu kur tha se është homos*ksual dhe se tani mendoi se kishte ardhur momenti për ta treguar.