Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Hydajet Mehmedaj, i dyshuar si një prej autorëve të vrasjes së Ridvan Ramazanit. Seanca e sotme në Gjykatën e Shkodrës u shoqërua nga masa të forta sigurie, ndërkohë që vetë Mehmedaj nuk ka pranuar përfshirjen e tij në vrasjen që ka ndodhur vitin e kaluar.
Ridvan Ramazani, u ekzekutua në 28 Nëntor të vitit të shkuar, dhe Hidajet Mehmetaj ishte i shpallur në kërkim së bashku me vëllain e tij Duel Mehmedaj, i cili ndodhet akoma ne arrati, dhe nuk ka arritur që të vihet në prangat e Policisë.
Autori i dyshuar i krimit është shtetasi Duel Mehmedaj. Në makinë me të ka qenë edhe i vëllai i tij, Hydajet Mehmetaj. Ky i fundit ka qenë thjesht i pranishëm në vendngjarje, por nuk ka kryer asnjë veprim, thuhet në dosjen e prokurorisë, e megjithatë ndaj tij është kërkuar masa e arrestit me burg.
Fisi Mehmetaj është nga fshati Darragjat i Shkodrës. Autori i dyshuar dhe viktima janë nga i njëjti fshat, dhe konfliktet mes tyre dyshohet se kanë qenë të vazhdueshme.