Në seancën e kësaj të hënë ndaj Talo Çelës i akuzuar për grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill 2019, avokati mbrotes i tij, pretendoi se Talo Çela ishte i paaftë për kryerjen e grabitjes.
Sipas avokatit një muaj përpara ngjarjes ai kishte pësuar një aksident, ku i ishte dëmtuar gjuri. Për të vërtetuar këtë ai kishte dhe një rezonacë, ku do kryente edhe ndërhyrje kirurgjikale.
Gjithashtu avokati kërkoi të merrte dëshmitar bashkëshortet e Eldi dhe Klemend Çala që dyshohet se dyshohet se kanë diheni për ngjarjen.
Vëllezërit Çala u arrestuan muaj pas ngjarjes, teksa fshiheshin në një vilë në zonën e Qerretit.
Gjithashtu mbrojtësi kërkoi të pyetet edhe i pandehuri Alkond Bengasi si dhe një shtetas me profesion berber, ku sipas mbrojtësit klineti i tij ishte duke u qethur ditën ngjarjes.
Seanca u shty në dat 7 qershor, ku do vendoset nëse do pranohen apo jo këro kerkesa.
Nga ana tjetër, Talo Çela është një prej të shpallurve në kërkim edhe në aksionin ‘Plumbi i artë’, që u udhëhoq disa ditë më parë, ku SPAK kërkoi arrestimin e 32 personave.
Çela dyshohet për disa ngjarje të rëndë, përfshirë vrasjen e një gruaje për 30 mijë euro në Kavajë.
(E.K/Faxweb.al)