Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

I dolën para me sqepar, zbulohet shuma e parave që i morën motoristit që transportonte valutën në Tiranë, dëshmia e tij

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja që ndodhi mëngjesn e sotëm në Tiranë, ku dy persona kanë dhunuar dhe më pas i kanë marrë paratë një 55-vjeçari që transportonte valutë. Burime bëjnë me dije se shuma e parave që është marrë kap shifrën e 3 milionë lekëve të vjetra, ndërkohë që është zbardhur dhe dëshmia e motoristit, që u grabit.

55-vjeçari Qani Zili Lani është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa ka deklaruar: “Më zunë rrugën dy persona me motorr, më qëlluan me sqepar dhe më morën çantën. Se sa lekë kishte në çantë nuk e di, unë vetëm i transportoja.”

Policia pritet të marrë në pyetje pronarin e exchange për të zbuluar shifrën e saktë të parave që ka pasur me vete 55-vjeçari në momentin e grabitjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.