AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“I dhashë 30 mijë lekë”, zbërthehet njohja e Albert Nushit me Fredi Alizotin. Çfarë ndodhi në Gjykatë

Po mbahet ditën e sotme seanca për çështjen ‘’Babale”, ku ka dëshmuar dhe ish-drejtori i Policisë së Fierit Albert Nushi, si dhe Erzen Breçani. I pranishëm në sallën e gjyqit ishte dhe Fredi Alizoti.

Albert Nushi deklaroi se pas telefonatës së Alizotit është kthyer nga rruga e ka marrë në makine dhe donte ta çonte në Prokurorinë e Fierit. “Por më thanë që Alizoti ka një çështje të hapur në Tiranë, e solla në Tiranë dhe pasi doli nga prokuroria i kam dhënë 30 mijë lekë. Jam njohur me Alizotin për shkak të detyrës. Me Alizotin nuk kam biseduar më shumë se 3 herë”, deklaroi Nushi.

Ndërkohë nga ana tjetër, Erzen Breçani ka deklaruar se me Veliun dhe Alizotin është njohur në selinë e PD-së ku ky i fundit i kishte thënë se donte t’i komunikionte diçka.

Ndërsa me Veliun ishte takuar në kafen e PD-së i cili i kishte kërkuar para pasi kishte djalin pa ngrënë dhe të sëmurë, ndërkohë që ka shtuar se i kishte dhënë 40 mijë lekë.

“Me Alizotin dhe Albert Veliun jam njohur në selinë e PD-së. Alizoti më tha se donte të më komunikonte diçka dhë se ishte i futur nga pala tjetër. Nuk e dija për çfarë bëhej fjalë dhe i thashë që as dua t’ia di. Edhe me Veliun jam takuar në kafen e PD-së, më ka kërkuar lekë se kishte djalin pa ngrënë dhe të sëmurë, i kam dhënë 40 mijë lekë”, tha Breçani

Për të dëshmuar për dosjen “Babalja” ishin ftuar edhe Besim Hajdarmataj, Enkelejd Alibeaj, Ylli Rakipi por që nuk u paraqitën.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *