Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

I dënuar përjetësisht për vrasje të trefishtë, babai i Ilir Dybekut apel për ndihmë: Është i pafajshëm, vuan i sëmurë dhe i keqtrajtuar në burg

Ilir Dybeku është i vetmi i dënuar shqiptar që ka marrë guximin të ankohet në Gjykatën e Strasburgut për kushtet e paraburgimit në Shqipëri. Kërkesa e tij, që në fillim nuk u mor seriozisht nga askush, derisa ju dha e drejte nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut.

Fax News ka vizituar banesën e 40-vjeçarit, në të cilën babai i tij, Shyqyri Dybeku ka rrëfyer me imtësi gjithë ngjarjen për të cilën akuzohet i biri, teksa prej 18 vitesh vuan dënimin i transferuar herë pas here në disa burgje të vendit. Ai ka rrëfyer se si familjarët e bashkëshortit të vajzës së tij e akuzojnë Ilirin për një shpërthim në banesën e tyre ku mbetën viktima 3 persona, mes të cilëve 2 të mitur.

“Kur ndodhi nuk më mori krushku, por dhëndrri nga Italia, çfarë ka bërë djali yt, ka vrarë. Vajta atje, asnjëri s’më fliste me gojë. Na vrau me bomba më thoshin. Më çoi në spital vajta pashë të sëmurët, skam bërë gjë babi tha ai , ata i thanë policit që i vrava unë”.

Babai Ilir Dybekut kërkon drejtësi, teksa I biri kurohet për skizofreni për shkak të traumave të kaluara, pas të cilave i është krijuar një gjendër tumorale në kokë, e cila i ka rënduar më tepër gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka rrëfyer se për shkak të pamundësisë së rij fizike, brenda ambienteve të burgut vuan edhe keqtrajtimet.

Ia dhanë medikamentet për ti dobësuar zemrën, ka një kist në kokë që po të ioperohet bëhet mirë. Ai është burgosur pa të drejtë. Këmbëngul se e kam vërtetuar që ditën e parë”, thotë Shyqyri Dybeku.

Të gjitha raportet mjekësore nuk u morën parasysh gjatë seancave gjyqësore nga prokurorja e çështjes. Iliri mori dënim maksimal. Një dosje e madhe me shkresa pafund, fatura të parave të paguara për të ndihmuar djalin etij gjenden në duart e babait të Ilir Dybekut që dridhen, teksa bën apel për ndihme pasi siç shprehet djali I tij është i pafajshëm.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *