Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë 45-vjeçari i cili tentoi të kalonte kufirin me pasaportë të falsifikuar. Shtetasi B. Ç. banues në Tiranë, dyshohet të ketë paraqitur pasaportë të falsifikuar në kufi dhe është i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Ky shtetas është paraqitur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.
(E.D/faxweb.al)