Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

I dënuar me 7 vite burg për “Shfrytëzim prostitucioni”, arrestohet në Tiranë 32-vjeçari (EMRI)

Njoftimi i plotë: Tiranë

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani., 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Gj. H., 24 vjeç, pasi ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vëndi i ngjarjes këmbësorin shtetasin J. D., i cili ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore ;

  1. K., 42 vjeç, G. M., 46 vjeç, dhe R. L., 34., vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;
  2. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.