Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

I dënuar me 4 vite burg tentoi të kalonte kufirin, arrestohet 54-vjeçari në Qafë Thanë

Në Qafë Thanë është arrestuar një 54-vjeçar pasi  rezultonte i dënuar nga gjykata me 4 vite burg. Lilian Kaziu ishte dënuar nga gjykata për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

DETAJE:

Kapet një shtetas i dënuar me 4 vite burg për veprat penale: “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Më datë 24.08.2017, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:

Lilian Kaziu, 54 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim penal nr 1174 datë 15.12.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg për veprat penale të lartpërmendura, të parashikuara nga nenet 141/a/1 dhe 186 të Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *