52 vjeçari Arben Kaco është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Kujtojmë që Arben Kaco ka qenë në kërkim pasi është dënuar me 4 vite burg nga gjykata e Tiranës për veprën penale të ‘fshehjes së të ardhurave’ që hyn në kategorinë e krimeve ekonomike.
Gjithashtu është arrestuar edhe, Mario prenga 25 vjeç i cili ishte i shpallur në kërkim poasi ishte dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale të ‘Falsifikimit të pasaportave dhe letërnjoftimeve’.
Njoftimi i Plotë
Tiranë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik u bë ndalimi i shtetasve:
Arben Kacos., 52 vjeç, ( i kapur nga sherbimet e Policisë Kavajë) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”;
Mario Prenga., 25 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.