Ditën e djeshme në “Shqipëria LIVE” u trajtua historia prekëse e Asllan Doçit, i cili ishte i ftuar në studio për të rrëfyer ngjarjen e trishtë të jetës së tij. Në moshë fare të re, i biri i Doçit ishte vetëvrarë, duke lënë pas bashkëshorten dhe fëmijët.
Kjo e fundit i kishte braktisur të vegjëlit pak kohë pas ndarjes të së shoqit nga jeta, duke ua lënë kështu përgjegjësinë Asllanit dhe anëtarëvë të tjerë të familjes.
Doçi e ka treguar një pjesë të historisë mes lotëve, ndërsa nga rrëfimi është emocionuar edhe moderatorja e emisionit. Erjona Rusi është përlotur ‘live’ në studio, teksa ka kërkuar të kalohet në një prej lidhjeve direkte për historinë në fjalë.
Një histori njerëzore, që ka sjellë edhe më shumë trishtim duke u rrëfyer nga gjyshi i fëmijëve jetimë…