Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“I bie telefonit, por nuk më përgjigjet”, daja kërkon me ankth mbesën: Kam shkuar në morg, spital…

Tërmeti ka shkaktuar momente tmerri tek të gjithë banorët. Në zonat e prekura më shumë nga lëkundjet ka nga ata qytetarë që kërkojnë të afërmit e tyre.

Një prej tyre është edhe një i ri i cili pak minuta më parë bëri thirrje gjatë një prononcimi për mediat që të gjendet mbesa e tij.

Personi që denoncoi humbjen ishte daja i vajzës që nuk dihet se ku ndodhet. Sipas tij, mbesa është Drita Cakoni. Ai theksoi se zilja në celular i shkon, por nuk përgjigjet njeri.

“Kam humbur mbesën, nuk e di ku është. I bie telefonit, shkon zilja, por nuk e hap njeri. Tërmet kam parë, por jo situatë të tillë. As kunati nuk më përgjigjet. Kam kërkuar informacion tek QSUT dhe tek Trauma, në morg edhe tek Spitali i Lezhës, por nuk gjendet mbesa. Kërkoj ndihmë, dua shpresë që të gjejmë mbesën”, apeloi qytetari për mediat.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *