17:27 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I bezdisur nga filmimi, momentet e shoqërimit të Almiron Shehut, përplasi postobllokun e policisë (Video)

11:14 | 04/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I bezdisur nga filmimi, momentet e shoqërimit të Almiron Shehut, përplasi postobllokun e policisë (Video)

Me një fytyrë ku i dallohej bezdia, Faxweb.al ka siguruar videon e shoqërimit për në komisariat të 27 vjeçarit Almiron Shehu, i cili përplasi mëngjesin e sotëm një postobllok policie në Krastë të Elbasanit.

Si pasojë e përplasjes, mbeti i plagosur një efektiv i policisë Eugen Abdurrazaku, si dhe 4 persona të tjerë të cilët u gjendën rastësisht në vendngjarje.

Një prej makinave të përfshira në aksident ishte autoshkollë.

Shehu njofton policia është shoqëruar për në komisariatin e qytetit, ku do të kryhen dhe hetimet e mëtejshme ndaj tij.

”Ky drejtues mjeti edhe  në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit  të punonëjsit  të policisë për të ndaluar.

Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa automjetesh”, njofton policia e Elbasanit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 04.02.2020, rreth orës  09:00, Salla e Drejtimit Korçë, ka njoftuar Sallën e Drejtimit të DVP Elbasan  se mjeti tip Pasat i zi me targa Greke IEH 3922,  nuk i ka ndaluar shërbimeve të policisë  Korçë dhe Pogradec dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.

Menjëherë  në Librazhd është ngritur pikë kontrolli e përforcuar , por drejtuesi i mjeti sa ka parë policinë ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë sipas procedurës për pikë kontrolli dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit.

Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet  policisë në Elbasan.

Focat Shqiponja , ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan  në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, kanë ngritur pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën,.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera.

Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën një punonjës policie dhe 4 shtetas .

Drejtuesi i mjetit shtetasi  A. Sh, 27 vjec , banues në Gjirokastër është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Ky drejtues mjeti edhe  në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit  të punonëjsit  të policisë për të ndaluar.

Nga kontrolli i mjetit nuk u gjetën armë apo lëndë narkotike por vetëm disa targa automjetesh.

Theksojmë se nuk ka patur asnjë të shtënë me armë zjarri gjatë ndalimit të automjetit.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Me një police joshëse, me syze, OFL kërkon deklarimin pasuror të Lul Berishës dhe Çapjave

Para

‘Spektakli’ i të riut me arratinë ndaj Policisë, zbulohen emrat e personave të plagosur. Mes tyre edhe 2 femra

Para
‘Spektakli’ i të riut me arratinë ndaj Policisë, zbulohen emrat e personave të plagosur. Mes tyre edhe 2 femra

'Spektakli' i të riut me arratinë ndaj Policisë, zbulohen emrat e personave të plagosur. Mes tyre edhe 2 femra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky pret të dërguarin amerikan: Më ofroi ndihmë për mbrojtjen ajrore

Policia Rrugore intensifikon kontrollet me dronë dhe radarë Poliscan .Qindra shkelje të konstatuara gjatë javës së kaluar

BE paralajmëron kundërmasa tregtare ndaj SHBA-ve me vlerë 72 miliardë euro në rast dështimi të negociatave

E gjithë Franca në festë, përkujtohet Dita e Bastijës

Gjyqi për vrasjen e Liridona Ademajt, i vëllai përballet me kunatin, Naim Murseli

Takim privat mes Keir Starmer dhe Donald Trump në fund të korrikut, Presidenti i SHBA planifikon vizitë zyrtare në Britani në shtator

Trump: SHBA-të janë mashtruar për dekada në tregti dhe shpenzime ushtarake! Koha që të veprojmë për Amerikën

Shkodër/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë në Dobraç

Mbi 80 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Rama vizitë në Gjermani, pritet nga Kryeministri i Bavarisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.