Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“I bërtisja gjithmonë”, Iva Aliko e thotë ‘troç’ pas arrestimit të ‘Zogut’: U zgjova e shokuar…

Modelja e njohur, Iva Aliko ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria live”, ku foli për herë të parë në ekran lidhur me arrestimin e Hermes Nikajt, i njohur si Zogu i Tiranës.

“U zgjova në mëngjes dhe marr vesh portalet, mediat dhe përjetova një shok, nuk e prisja. U trondita sepse në bazë të shkrimeve… kanë qenë të papranueshme shkrimet që janë shkruar në portale, nuk e merrja me mend kurrë që do përfshihej Zogu në ato lloj shkrimesh. 

Nuk e njoh për një njeri të tillë. Jo vetëm unë, por të gjithë ata që e njohin personalisht, kanë një mendim me mua, e njohin si një person me humor, pak naiv, në kuptimin e mirë të fjalës, që i besonte gjithkujt, një person shumë pozitiv”, u shpreh Iva.

E pyetur nëse mendon se Zogu mund të jetë shfrytëzuar, ajo iu përgjigj: “Pikërisht, ndaj mendoj se mund të jetë edhe aty. Mendoj se Hermesi është i shfrytëzuar. Rrinte me gjithkënd dhe ndoshta prandaj mendoj që është viktimë.”

Përgjatë bisedës, modelja u pyet nëse e njihte ose jo grupin shoqëror të Hermesit. “Nga larg po dhe nuk kam qenë asnjëherë dakord, bile gjithmonë “i kam bërtitur” te kjo pjesë. Nuk më pëlqen [grupi shoqëror], nuk më pëlqente, nuk ishin…”, tha modelja.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *