Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama publikoi një videomontazh të Lulzim Bashës , ku dëgjohej të thoshte “Besoj se shqiptarët janë mjaftueshëm të stresuar për të më dëgjuar mua të flas nga mëngjesi në darkë broçkulla”.
Për këtë ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili hprehet se Rama nuk ka ide dhe është i papërgatitur, duke shtuar se në këtë mënyrë përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij me sajesa e sulme banale.
“Pa ide, i vjetëruar dhe i papërgatitur Edi Rama përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, me sajesa, sulme banale dhe së fundmi edhe me videomontazhe për të sulmuar opozitën. Edi Rama bën mirë të marrë menjëherë propozimet e opozitës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me para në dorë. Ata janë sot në hall dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti sepse Edi Rama e ka mendjen të bëjë videomontazhe kundër opozitës dhe jo të ndihmojë njerëzit.
Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje shëndetësore dhe ekonomike, dhe jo për sajesa, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshe.
Çdo ditë e humbur sot kushton jetë!”, shkruan Bardhi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)