AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

I ati ishte shpallur në kërkim për krim të organizuar, Policia arreston dhe të birin në Fier, ja çfarë iu gjet

Policia e Fierit ka arrestuar babë e bir, 56 dhe 33 vjeç.

A.I 56-vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohej për krim të organizuar dhe shitje të drogërave të rrezikshme nga një Gjykatë në Prishtinë, ndërsa djali i tij, po me iniciale A.I është arrestuar pasi gjatë kontrollit për arrestimin e të kërkuarit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeta”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Krim i organizuar”, “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”.

Gjatë operacionit, u kap me armë zjarri me vete dhe u arrestua në flagrancë edhe djali i këtij shtetasi.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Rrjeta”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A.I., 56 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka dërguar urdhër-arresti për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”.

Gjithashtu, gjatë operacionit, në ambientet e një lokali në Fier, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.I., 33 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli personal i ushtruar, 33-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, një krehër me 15 fishekë dhe një mjet prerës (biçak), të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të 33- vjeçarit A. I., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

(E.K/Faxweb.al) 

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close