AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

I arrestuan të dehur, çifti bën veprimin e paimagjinueshëm brenda makinës së policisë

Policia në SHBA thotë se një çift kanë kryer seks në makinën e policisë pasi u arrestuan teksa ngisnin biçikletën në gjendje të dehur, në plazhin e Floridas.

Sipas Sherifit të Nassau, çifti u ndalua pasi kundërshtoi arrestimin, por pasi i futën në makinën e policisë, ata nisën të kryejnë marrëdhënie seksuale, më pas një prej tyre u arratis lakuriq.

Aaron Thomas dhe Megan Mondanaro akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë me dhunë, kryerje të akteve të turpshme dhe ekspozim të organeve gjenitale në publik.

Polici që i arrestoi tha se djali dhe vajza ishin të dehur teksa ngisnin biçikletën dhe për pak shkaktuan aksident. Ai i vendosi në makinën e patrullës në pritje të një tjetër mjeti nga policia për t’i çuar në paraburgim. Por çifti nisi të zhvishej dhe filluan të bënin seks.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *