Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish nr.2 të OFL-së, Artan Shkëmbin. Shkëmbi është dërguar në gjykatë nën akuzën e nxjerres së sekreteve hetimore, ndërkohë që ndaj tij vijon të jetë ende në fuqi masa e sigurisë e “Pezullimit nga detyra”.
Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje të sekretit hetimor”. Por pas hetimeve dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk kishte elementë të “korrupsionit”.
Artan Shkëmbi u hetua pas dekonspirimit të një informacioni ‘Top-secret’ të ardhur nga Gjermania por që përfundoi në duart e një prej anëtarëve të një grupi kriminal që merrej me trafikim të lendëve narkotike.
Mësohet se Shkëmbi është zyrtari që ka kërkuar në sistemin DEEP SEE, informacione për dy subjektet e OFL-së. Sipas letërporosisë, thuhet se grupi i përbashkët hetimor për narkotikët ‘GER KIEL’, po hetonte shtetasit shqiptarë me inicialet K.V dhe A.P.
Po ashtu konfirmohet informacioni i transmetuar përmes rrjetit të enkriptuar ‘ENCRO CHAT’ përmes një telefoni I-PHONE X, ngjyrë e zezë. Artan Shkëmbi është i pezulluar nga detyra me vendim gjykate dhe tashmë do të hetohet nga prokuroria e Tiranës dhe jo nga SPAK.
Discussion about this post