Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Hynë në mes të dallgëve për të mbledhur rrjetat, nxirren në breg babai dhe djali në gjendje të rëndë. Nëna humb në det

Stuhia dhe furtuna e fuqishme ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, por një familje që punonte me peshkim doli në det në orët e para të mëngjesit pasi duhet të mblidhnin rrjetat. Ata ishin bllokuar tek “Shpella e Pëllumbave” pasi hynë në det me një mjet të vogël lundrues (varkë peshkimi), me të cilin nuk kanë vijuar dot lundrimin prej dallgëve të forta.

Burri Robert Rama 50 vjeç dhe djali 25 vjeç kanë dalë në bregdet. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po dërgohet në spitalin e Vlorës, ndërsa nëna ka humbur.

Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallë, Pólicia e Shtetit  ápelon për të gjithë drejtuesit e  mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorre uji , e çdo mjet tjeter lundrues  qe perdoret me qellim turzimin) të mos dalin ne  det deri në qetësimin e  situatës.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *