Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


SportTe Gjitha

Hyka me mentalitet shqiptari edhe në Amerikë: Duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet në shtëpi

Mesfushori i San Hoze Wrthkuejks, Jahmir Hyka, la përshtypje pozitive të menjëhershme në debutimin e tij në MLS. Ai u aktivizua vetëm në 20 minutat e fundit të ndeshjes që San Hoze fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Montreal Impakt, por aq i mjaftoi për të treguar aftësitë e tij teknike të cilat tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, shkruan një e përditshme sportive. 

Me kalimin e ditëve Hyka sa vjen dhe i afrohet formës së tij më të mirë, ndaj synimi kryesor i mesfushorit shqiptar është tashmë sigurimi i një vendi titullar në formacionin e Wrthkuejks.

“E dinim që ishte e rëndësishme të fitohej ndeshja e parë dhe triumfi na dha më shumë vetëbesim. Në çdo ndeshje në shtëpi ne duhet të sulmojmë, pavarësisht kundërshtarit, sepse jemi në shtëpi. Duhet të ushtrojmë presion dhe t’u tregojmë kundërshtarëve që jemi aty.

Pas çdo dite që kalon unë ndihem më mirë, sidomos në 10-20 minutat e fundit të takimit. Skuadra bëri një ndeshje të mirë ndaj Montrealit dhe ishte më e lehtë për mua të futesha gjatë lojës dhe të jepja një paraqitje të mirë. Shpresoj që në takimin e radhës të jemi edhe më mirë”, u shpreh Hyka në një prononcim për mediat amerikane. 

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.