FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Humoristik por pritet të thyejë rekorde, Ermal Mamaqi zbulon titullin e filmit të ri

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Dy gishtë mjaltë”, Ermal Mamaqi ka treguar se është duke punuar për një film të ri.

Herë pas here ai zbulon detaje nga projekti i ri, i cili pritet të jetë shumë i pëlqyer.

Deri tani është zbuluar se Enca do të jetë protagoniste e filmit dhe ajo ka nisur xhirimet.

Ndërsa të gjithëve na u rrit kurioziteti të zbulonim titullin e filmit, Ermal Mamaqi e ka treguar më në fund.

Në një postim të bërë së fundmi në Instagram, ai ka zbuluar se filmi do të mbajë titullin “I Love Tropoja”.

“Jam i lumtur t’ju prezantoj projektin e ri. Filmi titullohet “I Love Tropoja”.  Marko from tropoja është një super star”, shkruan Ermali teksa zbulon edhe një foto nga prapaskenat.

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *