Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Humbje tragjike”, ngushëllimi i Bashës për humbjen e Kasem Hysenbelli: Ishte luftëtar i medias së lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përcjellë mesazh ngushëllimi për familjen e Presidentit të televizionit “Fax News”, z.Kasem Hysenbelli, i cili u nda nga jeta në moshën 59-vjecare nga koronavirusi.

Basha thotë se është një humbje tragjike në botën e medias ndërsa ishte një luftëtar i medias së lirë në një kohë të vështirë për lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Në emisionin “Këtë Javë”, Basha u shpreh: “Ngushëllime për humbjen e zotit Kasem Hysenbelliu. Ndarja e tij nga jeta një humbje tragjike. Kasem Hysenbelliu ishte një mik, një qytetar i përkushtuar, familjar shembullor dhe një luftëtar i medias së lirë, në një kohë shumë të vështirë për lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Dua të shpreh nga zemra ngushëllimet e mia më të ndjera për familjen e zotit Hysenbelliu, dhe punonjësit e medias News24, të televizionit Fax News që themeloi dhe drejtoi që prej vitit 2017-të.

Lutjet, mendimet e mia, të familjes time, të miqve tanë janë me familjarët e zotit Hysenbelliu dhe me gjithë kolegët dhe miqtë e tij kudo ku janë.

Fatkeqësia nga COVID, diçka që ndan apo diskriminon, është një gjë që na bashkon të gjithëve. Fatkeqësi e cila nuk diskriminon nëse je votues i Partisë Demokratike apo votues i Partisë Socialiste, nëse ke mundësi më të mëdha apo më të vogla financiare.”

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *