Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Humbja e 24 jetëve në Thumanë, PD kërkon përgjigje për 5 pyetje nga Rama: Sqarohu pa vonesë dhe njëherë e mirë

Sekretari i përgjitshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me tërmetin e 26 Nëntorit ku vetëm në Thumanë mori 24 jetë njerëzish.

Brdhi ka ngritur ndaj qeverisë 5 pyetje për të cilat thotë se është dita që sot të zbardhen dhe sqarohen para gjithë shqiptarëve.

REAGIMI I PLOTE

Është fakt se Qeveria nuk mori asnjë masë konkrete pas tërmetit të 21 Shtatorit për t’u ardhur në ndihmë njerëzve me banesa të dëmtuara, ku 24 banorë humbën jetën më 26 Nëntor.

Sot, është dita të zbardhen dhe te sqarohen një herë e mirë para gjithë shqiptarëve këto 5 pikepyetje:

  1. A u verifikuan pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit?
    2. Kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata?
    3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit?
    4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve?
    5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor?

Qeveria ka detyrimin të sqarojë pa vonesë opinionin publik, ndërsa prokuroria ka përgjegjësinë ligjore të hetojë për të nxjerrë përgjegjësit për humbjen e jetëve të 24 qytetarëve në dy pallatet e dëmtuara në Thumanë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *