Një ish-oficere e forcave speciale, është mashtruar nga një grup kriminal në rrjetet e saj sociale dhe ka humbur më shumë se 360,000 paund.
Anne ishte në një gjendje të dëshpëruar në momentin kur filloi të komunikonte më Klinton, i cili iu prezantua asaj si mjek i ushtrisë amerkane në Jemen. Klinton po ashtu i tha Anne se ishte i ve dhe se kishte humbur bashkëshorten dhe vajzën në një aksident automobilistik.
Ata folën bashkë gati një vit dhe kishin filluar të ishin tëpër të lidhur me njëri –tjetrin, ai e dëgjontë Anne gjatë gjithë kohës dhe ndante me të historitë e tij. Megjithatë ish-oficerja speciale zbuloi se Klinton gjatë kohës që dukej se ishte mbështetja e saj më e madhe, në të njëjtën kohë po e mashtronte dhe po vidhte paratë e saj.
‘Klinton më thoshte të gjitha gjërat e tmerrshme që kishte parë gjatë shërbimit në Ushtri dhe se si ai ishte i dëshpëruar për të filluar një jetë të re përsëri në Shtetet me djalin e tij,’ thotë Anne.
Anne ka thënë se mesazhi që erdhi prej tij ishte tepër i nevojshëm për të qetësuar shpirtin e saj vetëm pak kohë pasi kishte humbur bashkëshortin, kështu që ajo nuk dyshoi se kishte rënë pre e në rrjeti kriminal në rrjetet sociale. Klinton i kërkoi asaj para hua duke i premtuar se do ja kthente.
Sipas një hetimi policor që ka marrë nën kontroll llogarinë e saj bankare rezultojnë të jenë 360,000 £ të humbura por rezultati deri në fund mund të arrijë deri në 500,000 £.
Vetë Anne ka pohuar se një tjetër person i njohur si “G”, duke pretenduar se punonte në një qendër për bamirësi në ndihmë të fëmijëve të varfër i ka kërkuar asaj para, të cilat Anne ja ka dhënë pasi ishte në një moment të vështirë ku kishte humbur gjashtë nipërit e saj.
“Ishte me të vërtetë interesante që një aktor kishtë dëshirë të hapte qendra arsimore për fëmijët, dukej një gjë e mrekullueshme.”, ka thënë ajo. ‘Ai dukej me të vërtetë interesant dhe filloi të më tregonte se si, megjithëse ishte aktor, ai donte të ndihmonte të tjerët duke ngritur qendra arsimore për fëmijët e privuar,’ kujton ajo. ‘Dukej si një gjë kaq e mrekullueshme për të bërë.’
Anne nuk mund ta kujtojë saktësisht kur mashtruesit filluan të kërkojnë para, por deklaratat e saj bankare sugjerojnë që transferimet e parave kanë filluar në fund të janarit 2020, të intensifikuara gjatë bllokimit, dhe më pas janë realizuar nëntorin e kaluar.
‘Njëri prej tyre filloi të thoshte se donte të martohej me mua, me një martesë të madhe me 100 të ftuar – e cila ishte gjëja e fundit që doja. Dhe mendova ‘jo, diçka nuk është në rregull’, kujton Anne.
‘Pastaj një ditë – mendoj pak para Krishtlindjeve – Klinton më tha, “kam një surprizë të madhe për ty. Unë kam diamante’.
‘Ai nuk po fliste për unazat e fejesës; më dukej se ai po përpiqej të më përfshinte në një lloj aktiviteti kriminal. Unë me të vërtetë u frikësova, mendova, ‘kaq, jo më’ dhe e bllokova atë nga llogaritë e mia në rrjetet sociale.
Teksa paratë e Anës rralloheshin, ajo më në fund u përpoq të vendoste disa kufij po paratë e saj nuk mund të rikuperohehsin më.