Pas tragjedisë së Genovës, ku humbën jetën edhe dy shqiptarë, familjet e tyre kanë hapur dyert e mortit. Në familjen e një prej viktimave, siç mësojnë burime të Faxnews, ndodhet edhe Presidenti i vendit Ilir Meta për ngushëllim.
Kreu i shtetit me fjalë të ndjera u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Edi Bokrinës në Shkodër, për humbjen tragjike.
“Tragjedi që nuk kemi çfarë t’i bëjmë dhe çfarë të themi. Është një rast i rëndë tragjik dhe mundesi për të reflektuar nga shteti ynë për sigurinë e veprave të artit. Jo vetëm urave por dhe hidrocentraleve dhe veprave të rëndësisë së veçantë. Solidariteti i shprehur nga shteti t’i bëjë më të fuqishme”, u shpreh ai duke i kërkuar familjarëve të bëhen të fortë për humbjen tragjike.
I pyetur për mungesën e përfaqësisë shtetërore në Genova të Italise, Meta tha se përfaqësuesit e qeverise shqiptare kanë qenë dhe janë marrë të gjitha masat për të permbushur proçedurat
Kujtojmë që dy shqiptarët Edi Bokrina 32 vjeç dhe shoku i tij 28 vjeçari Marjus Djerri vdiqën pas shembjes së urës “Morandi”. Të dy ata ishin punëtorë të mirëmbajtjes së rrugëve dhe në tragjedinë e 14 gushtit po shkonin në punë.
(J.D/Faxnews