Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Humbi gruan, vajzën dhe mbesën, Ajet Meçja vizitohet nga Rama: Kërkoj vetëm një pension që të mund të ndaj kohën me tim bir në Itali

Familja Meçja pothuajse u shua nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa nga rrënojat e pallatit 6 katësh tek Kryqi i Durrësit u nxorën të pajeta pas shumë orësh kërkim-shpëtimi Roza Meçja, Diena Meçja (e bija) dhe Esiela (mbesa), ndërsa arriti të shpëtonte me pak dëme Ajet Meçja.

Sot kryeministri Rama e ka vizituar këtë të fundit në familjen e cila i ka ofruar strehim, ndërsa ish-oficeri i policisë i ka treguar me detaje sekondat fatale të tërmetit të 26 nëntorit.

Ndërkohë pasi ka pranuar ngushëllimet e kryeministrit, Meçja i ka shtruar dhe një kërkesë; sigurimin e një pensioni si ish-oficer policie.

“Nëse është e mundur gjithmonë dhe ka hapësirë ligjore për të parashikuar një pension si ish-oficer për të ndarë kohën me djalin në Itali. Jam oficer policie që nga vitit 1979”, është shprehur Ajeti i pikëlluar.

“Çfarë të kesh nevojë, çfarë të duash ti. Ligjet i bëjnë njerëzit, nuk i bën perëndia”, ka premtuar Rama i cili u shpreh që në fillim që janë marrë masat për mbështetje financiare për të gjithë të prekurit nga tërmeti i cili la pas 52 viktima dhe mijëra banorë në qiell të hapur.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *