AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Humbi gjyqin me Lindita Nikollën, Gjykata dënon ish-deputetin Luçiano Boçi

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor për shpifje ish-deputetin e Partisë Demokratike Luçiano Boçi, në procesin ndaj ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Boçi akuzoi Nikollën se do tiu jepte tenderin e deftesave personave të afërt me të, gjë e cila sipas Gjykatës është konsideruar shpifje. Mësohet se Gjykata e ka dënuar Boçin me 70 mijë lekë gjobë.

Çfarë denonconte Luçiano Boçi:

Rreth 420 mijë nxënës shqiptarë për herë të parë në historinë e shkollës shqipe janë pa dëftesat shkollore.Të vetmet dëftesa që u printuan dhe u shpërndanë ishin ato të klasës së 9-të, por edhe ato rezultuan me gabime, çka e bën dëftesën dokument të pavlefshëm për 35 mijë nxënës. Një pjesë prej tyre rrezikojnë të mos regjistrohen në shkollë të mesme brenda dhe jashtë vendit.

Si i përgjigjej Nikolla:

Nuk ka dëftesa me gabime, nuk ka pasur vonesa. Diplomat janë bërë për maturantët që do shkojnë jashtë vendit, PD të tregojë emra dhe fakte për maturantët, ka vetëm shpifje dhe gënjeshtra. Do i drejtohem prokurorisë për shpifjet e bëra nga Luciano Boci. Dëftesat po shpërndahen dhe tenderi është kryer sipas procedurave ligjore

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *