AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Humbi garën për t’u bërë deputet, Labi i rikthehet muzikës. Kjo është kënga e re (VIDEO)

Labinot Tahiri ka publikuar këngën e re e cila titullohet “Amanet mos më harro”. Muzikën e këtij projekti e ka realizuar Bini Nebihu ndërkaq tekstin e ka shkruar Fuego.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri i cili ka ardhur nga një profil artistik nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë prapë deputet, i cili në këto zgjedhje garoi në radhët e koalicionit AAK-PSD.

Pas kësaj ai mori vendim që të largohet edhe nga Aleanca e për Ardhmërinë e Kosovës. Labinot Tahiri këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.

“E paqi fatin e bardh ju që jeni kuvend, punoni, mos harroni çfarë premtuat para se të jeni aty! FALEMINDERIT VOTUESVE për aq vota sa kam marrë! Tani ky shërbêtorê i takon vetëm familjes, qytetarëve dhe shtetit, jo partive, jo qeverisë dhe as paralamentit! Me popullin për ditë më të mira, dhe për herên tjetër deputet për vendin!”, shkroi Tahiri në Facebook ku adresoi edhe kritika për kandidatët e tjerë për deputet për të cilët tha se kanë bërë luftë të padrejtë për votë. “Me vjen keq shumë që u be dhe bëhët luftë për të qenë deputet dhe bëhet maskarallëk i padrejtë për një votë, dhe ate duke ia marrë Hasanit e tuj ja dhënë Hysenit!”, u shpreh ai.

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *