Familjarët e shtetasit S.S., 60 vjeç, janë paraqitur më datën 19.01.2021, në Postën e Policisë Këlcyrë të cilët kanë deklaruar se që prej datës 15.01.2021 familjari i tyre me iniciale S.S. është larguar dhe nuk kanë dijeni mbi vendodhjen e tij.
Mendohet se herën e fundit është parë në fshatin Hundkuq, Gjirokastër, ndërkohë policia po punon për gjetjen e shtetasit 60-vjeçar.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve nëse e shikojnë shtetasin S.S. të telefonojnë në numrin pa pagesë të Policisë 129.
Njoftimi i Polisë:
Më datë 19.01.2021, janë paraqitur në Postën e Policisë Këlcyrë, familjarët e shtetasit S. S., 60 vjeç, banues në fshatin Tolar, Këlcyrë, të cilët kanë deklaruar se që prej datës 15.01.2021, shtetasi S. S. është larguar dhe familjarët nuk kanë dijeni mbi vendndodhjen e tij.Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e shtetasit.
Shtetasi i mësipërm herën e fundit është parë në fshatin Hundkuq, Gjirokastër. Ju lutem nëqofte se na ndihmoni me transmetimin e fotos për gjetjen shtetasit të mësipërm, qytetarët që mund ta shohin të telefonojnë në numrin pa pagesë të Policisë 129. Falemindeit!