Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.M., 24 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, pasi te parku Krast, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip, “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga , për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeria shtetasja Elda Somurri, 20 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.