Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Humb kontrollin e automjetit, aksident në aksin rrugor Ersekë-Korçë, ja gjendja e shoferit (emri)

Është aksidentuar mesditën e sotme një 45-vjeçar me inicialet G.X., në aksin rrugor Ersekë-Korçë, ku është dërguar menjëherë në spitalin e Ersekës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur pranë “Fushës së Selenicës” ku automjeti tip “Volkswagen” nën drejtimin e 45-vjeçarit ka humbur kontrollin. Grupi hetimor po vijon punën për të zbuluar shkaqet të aksidentit.

Njoftimi i policisë: Kolonjë/Informacion paraprak. Më datë 30.11.2020, rreth orës 13:45, në aksin rrugor Ersekë-Korçë, në vendin e quajtur “Fusha e Selenicës”, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G. X., rreth 45 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Ersekës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(E.G/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *