Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Bulqizë.
Bëhet me dije se viktima 60-vjeçar ka ndërruar jetë në rrethana ende të paditura teksa punonte tek fabrika e pasurimit të kromit.
Fax News mëson se ngjarja ka ndodhur tek dampa ku shkarkohet rëra që del nga përpunimi i pasurimit të kromit në fabrikë.
Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes, dhe autoritetet kanë nisur hetimet.