Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

‘Në dy javët e ardhshme do të ketë një shpërthim rastesh me Covid’, Hoti bën paralajmërimin e frikshëm: Ja çfarë ka ndodhur mbrëmë

Në një kohë që Kosova është duke njohur një shpërthim të rasteve me Covid 19, kryeministri Avdullah Hoti shkruan se numrat pritet që të shtohen, për shkak të shkeljeve të masave që janë bërë gjatë ditës së djeshme, në festimet e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoti shkruan se mbrëmë ka pasur grumbullim të madh të qytetarëve në disa qendra dhe është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, çka do të bëjë që puna për mjekët në spitale të shtohet.

Mesazhi i Hotit:

Të dashur qytetarë, Dje ne e uronim njëri tjetrin në familjet tona, ndërsa mjekët, infermierët dhe stafi tjetër mbështetës kujdeseshin për të dashurit tonë të prekur me COVID-19.

Mbrëmë ka pasur grumbullim të madh të qytetarëve në disa qendra, që është në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria, të rekomanduara nga IKSHP dhe profesionistët shëndetësorë. Në gjithë atë masë të njerëzve është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, që mund të jenë pa simptoma. Kushdo që ka qenë prezent aty, me gjasë e ka marrë virusin. Kjo nënkupton se në dy javët në vijim, qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë.

Policia dhe inspektorati janë në terren për të mbikëqyrë zbatimin e masave, por ata nuk mund të na ruajnë nga vetja jonë. Secili nga ne duhet të jetë polic dhe inspektor. Kur shkoni në dyqan, në furrë, në restorant, në komunë, e kudo tjetër, të siguroheni se janë plotësuar kushtet që ju vetë të mos infektoheni dhe të mbroni të tjerët.

DUHET të qëndroni në shtëpitë e juaja, në mënyrë që të ruani familjen e juaj, miqtë dhe të tjerët. DUHET të qëndroni larg turmave, të mbani maskën jashtë shtëpisë, e në veçanti në ambiente ku ka qytetarë. DUHET të mbani gjithmonë distancën prej dy metrash. DUHET të mos përshëndeteni me dorë. DUHET të mbani higjienën dhe përdorni dezinfektues duarsh. Rrugë tjetër nuk ka, derisa nuk zbulohet vaksina.

Përndryshe, sistemi shëndetësorë nuk mund të përballojë ngarkesën, duke mos qenë në gjendje të ofrojë kujdes për të prekurit me COVID-19 që kanë nevojë për trajtim.

Të angazhohemi të gjithë së bashku që të ruajmë të dashurit tonë. Me respekt, Avdullah Hoti

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *