Është vënë nën sekuesto ish-hotel Vollga në Durrës. Sekuestrimi është bërë paraditen e sotme nga agjensia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.
Sekuestrimi u kërkua nga SPAK dhe u vendos nga Gjykata antikorrupsion, e njohur ndryshe dhe si GJKKO. Nga hetimet e 2016-ës në kuadër të ligjit “antimafia”, prokuroria për Krimet e Rënda zbuloi se Emiljano Shullazi është bërë pronar i vetëm i ish-Hotel Vollgës përmes dy akt-dhurimeve në vitin 2014.
Fillimisht atij i ishte dhuruar pjesa që zotëronte një familje me mbiemrin Kodra dhe më pas Emiljano Shullazi ka marrë në “shenjë mirënjohje” pjesën e mbetur nga një kompani arabe.
Pritet që agjensia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara të dalë në një konferencë për mediat, ku do të tregojë edhe se çfarë do të ndodhë me fatin e kësaj godine.
Ku vendim i SPAK vjen në një kohë kur Shullazi është vendosur nën regjimin e posaçëm 41 bis, ku i ndalohen takimet nqë burg, dhe numri i telefonatave do të jetë i kufizuar, dhe të gjitha do të jenë të përgjuara nga ana e autoriteteve.
(E.K/Faxweb.al)