AktualitetFlashHoroskopiTe FunditTe Gjitha

Horoskopi javor/ Zbuloni kush janë shenjat më me fat të javës

Astrologe Meri njofton se kjo është një javë e rëndësishme, ndryshime do ndodhin në optimizmin tonë, në lidhje me qëllimet, me ndjenjat dhe në mënyrën si do kundërveprojmë.

Dashi do jetë në fillimet e gjithëçkaje si një adoleshent që sapo merr rrugen për tu rritur por edhe si një i rritur që ndryshon drejtimin që e kishte krejtesisht te gabuar

Demi do bëhet më dhurues dhe do kerkoj më shumë afrimitet nga njerezit duke shpenzuar shpirterisht dhe ekonomikisht. Paratë s’do jenë më problem.

Binjaket do kenë Diellin në shenjen e tyre dhë të gjitha mundesitë për të bërë një fillim të ri pavaresisht që në disa raste mendojnë se nuk kanë shpëtim.

Gaforrja do ketë Aferditen në shenjen e vet por duket sikur shkelqimin e kanë marrë të tjerët dhe ka mbetur në kërkim të koheve të shkuara të cilat duhet t’i harroj.

Luani pritet të marrë një ngacmim në fushen e partneriteteve i cili i permbys qetësinë dhe parandjen një ndryshim të madh për të cilin duhet të bëjë një kthese që të mos ketë përballje direkte të forta.

Virgjëresha do jetë në prag të nje projekti të madh por që duhet të mos e marrë të garantuar suksesin pasi nevojitet një risk ekonomik.

Peshorja do ndjehet se ka ardhur momenti tashme të vleresohet dhe të zërë pozicion të admiruar në punë, karriere dhe ekonomi. Dashuria e thërret.

Akrepi është në fillimet e një rugëtimi të madh pune bashkëpunimesh,jetë personale i cili është i hapur në të gjitha pikat e horizonit dhe duhet të veproj në shumë plane.

Shigjetari kërkon një pervoje të vërtet personale pa dyshime e dhimbje dhe një garanci ekonomike që tashme duket se i vjen nga ndryshimet në punë.

Bricjapi ka në dore të vërë në provë njerzit si në planin personal ashtu edhe ekonomi. Perballë një veshtiresie mund t’i ndjej të largët disa e disa jo. Duhet te bëjë diferencen.

Ujori do jetë shkendija dhe anija kozmike e ideve të reja dhe një perfaqesimi sa më të mirë edhe në ekonomi e pasuri te patundshme.

Peshqit do vetë përmbahen dhe nuk do thonë fjalën e fundtit pasi do kenë shumë gjëra dhe mundësi të reja për tu marrë me kundërshtarët.   

 

 (E.V/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *