Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashHoroskopiTe FunditTe Gjitha

Horoskopi i të hënës/ Shenjat që do të duhet të bëjnë zgjedhje të rëndësishme

Dashi-Përpiquni të shmangni nga vetja njerëz, të cilët kujdesen vetëm për paraqitjen e jashtme. Nëse qëndroni në praninë e këtyre njerëzve, disa persona me ndikim mund të krijojnë mendimin e gabuar rreth jush. Duke mbrojtur vlerat tuaja, ju, në fakt, i përforconi ato.

Demi-Bari në anën tjetër të gardhit ju duket nesër më i gjelbër. Nëse jeni në një marrëdhënie, mund të pyesni kur do të jeni në gjendje të keni më shumë pavarësi në jetën tuaj. Nesër mund të merrni lajme të mira në punë.

Binjaket-Gatishmëria dhe reflekset do të jenë dy detaje të cilët do ju nxjerrin në dritë nga një situatë në punë e cila ju sheh të përhumbur, duke ju prezantuar me mundësi të reja. Do të keni dëshirë për tu njohur me gjëra të reja nga ana profesionale. Një projekt të cilin e keni përzemër do të filloje te marrë formë.

Gaforrja-Këto ditë, ngarkesa duket shumë e lartë. Të paktën deri të premten këshillohet të shmangni impulset dhe të qëndroni të kujdesshëm, si në vendin e punës ashtu edhe në sferën emocionale.

Luani-Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për të bërë disa zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen. Megjithatë parashikohet një debulesë fizike dhe ndonjë diskutim më shumë. Për gjithë ata që duhet të bëjnë një zgjedhje mes të kaluarës dhe të ardhmes, nuk do e ketë të lehtë të ‘presin’ degët e thata. Vijoni që të keni disa probleme me paratë, gjë që ju pengon në çuarjen përpara të disa projekteve.

Virgjëresha-Do të jetë e pamundur të mbani qetësi në punë edhe në çështje sentimentale. Ajri është i keq, marrëdhënia në çift nuk të kënaq dhe partneri nuk është aspak i gatshëm të pranojë disa nga kërkesat e tua. Nga ana tjetër, fronti profesional do t’ju lajmërojë një lajm inkurajues dhe shumë pozitiv.

Peshorja-Gjërat janë më të lehta nga sa i mendoni, veçanërisht në jetën tuaj romantike. Asgjë nuk është e pamundur, veçanërisht nëse kërkoni më shumë emocion. Kaloni më shumë kohë jashtë ambienteve të shtëpisë dhe njihni sa më shumë njerëz.

Akrepi-Është dita e duhur për beqarët e kësaj shenje. Do të jeni në qendër të vëmendjes së seksit të kundërt. Mos humbisni shanset për të shkëmbyer kontaktet me dikë që ka shprehur interes ndaj jush.

Shigjetari-Kjo ditë do të jetë e mbushur me negativitet, ku vetëm në mbrëmje do të ketë përmirësim. Sfera e ndjenjave do të përballet me momente kritike, ku duhet të sqaroni idetë tuaja dhe të vendosni se çfarë dëshironi. Nëse jeni të përfshirë në dy histori dashurie, do të keni veç probleme të cilat vështirë se do të zgjidhen.

Bricjapi-Hëna do të jetë në favorin tuaj sot. Miqtë japin kontributin e tyre në zgjidhjen e një problemi që prej ditësh ju shqetëson. Do të jetë një ditë e mirë për shkëmbime tregtare dhe kulturore. Bëni takime, bëni kontakte dhe gjithçka që thuhet pasi do të kenë një përfundim pozitiv. Partneri dhe miqtë janë afër jush.

Ujori-Ndoshta do të planifikoni një udhëtim të largët për të takuar një familjarin tuaj. E ndjeni te nevojshme jo vetëm se keni kohe pa u takuar por edhe per çlodhje. Lidhja juaj sentimentale ka për të kaluar disa probleme te vogla lidhur me xhelozinë e partnerit tuaj.

Peshqit-Ju duhet të ruani një ritëm normal tani dhe t’i jepni vetes më shumë kohë për t’i trajtuar gjërat me kujdes veçanërisht në aspektin financiar. Të qenit i nxituar ju çon në rrugë gabuar. Më shëndetin tregohuni më i vëmendshëm.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.