Dashi” Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive si në aktivitetin ekonomik ashtu edhe në raportet me të tjerët.
Demi: Edhe të lindurit e kësaj shenje nesër do të kenë mbështetjen e yjeve, të cilët do të bëjnë të rikuperojnë shumë nga ato që nuk kanë realizuar ditët e kaluara. Situata financiare duket në përmirësim.
Binjakët: Nesër do të jeni shumë të lirshëm, natyralë dhe shumë komunikues me të tjerët. Nuk do t’ju mungojë pasioni në raport me partnerin.
Gaforrja: Duket se situata është e paqëndrueshme dhe jeni në një moment pritjeje. Ndoshta nuk është tamam momenti për të bërë një zgjedhje definitive.
Luani: Edhe të lindurit e kësaj shenje nesër duket se janë “të privilegjuar” pasi do të kenë mbi kokë një numër yjesh dashamirës. Me përjashtim të Hënës, e cila mund të hedhë sjellë agresivitet.
Virgjëresha: Edhe pse nuk është ndonjë moment pozitiv për ju, duhet të bëni durim sepse situata do të ndryshojë shpejt. Frenoni entuziazmin e parakohshëm.
Peshorja: Dita e nesërme pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse impenjimet tuaja do të vijnë në rritje. Mërkuri ju jep një sens organizativ të admirueshëm.
Akrepi: Në përgjithësi dita e nesërme pritet të jetë e qetë, ndërsa ju do të rifitoni me vështirësi ritmet tuaja të zakonshme. Do të jeni përgjithësisht melankolikë.
Shigjetari: Situata yjore e trazuar bën që dita e nesërme të jetë shumë intensive, me të papritura që do t’ju imponojnë të ndryshoni herë pas herë objektivat tuaja. Vetëm Afërdita ju jep sinjale të qarta dashurie.
Bricjapi: Për të lindurit e kësaj shenje është puna ajo që përbën impenjimin kryesor, prandaj është mirë që të mos i lini gjërat pas dore. Në aspektin sentimental, do të përjetoni momente magjike.
Ujori: Edhe pse në përgjithësi qielli juaj është i qetë, gjendja juaj shpirtërore vazhdon të jetë jo edhe aq e mirë, prandaj sot do të jeni disi pasivë dhe pa shumë interes për gjërat që ju rrethojnë.
Peshqit: Dita juaj nesër do të jetë shumë e ngarkuar në të gjitha aspektet. Megjithatë, kjo nuk do t’ju pengojë të vazhdoni të jeni optimist.