Janë duke u mbajtur sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë homazhet për poetin dhe intelektualin Bardhyl Londo, i cili u nda nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë, gjatë ditës së djeshme.
I pranishëm për të kryer homazhe, ka qenë dhe presidenti i vendit Ilir Meta, i cili ka vlerësuar London edhe për periudhën kur ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, si një politikan që krijonte ura bashkëpunimi.
“Ishte një detyrim për ti dhënë lamtumirën e fundit sot një poeti, një shkrimtari dhe një intelektuali brilant si Bardhyl Londo, jam i sigurt që një poet i këtyre përmasave të tij ka lënë një trashëgimi të gjallë dhe frymëzuese sidomos për brezat e rinj. Ai gjithmonë ka qenë mbi politikën, ka qenë intelektual i moderuar, urë që bashkonte dhe nxiste dialogun”, u shpreh Meta gjatë fjalës së tij të shkurtër përpara gazetarëve.
Homazhe për London kanë nisur sot nga ora 10:00-12:00.
Bardhyl Londo prej 2 muajsh ai ishte i shtruar në spitalin Onokologjik në Tiranë. Gjendja shëndetësore e Bardhyl Londos ishte përkeqësuar shumë, prej 10 ditësh ndodhej në reanimacionin e Onkologjikut në Tiranë.