Fernando Santos nuk mund të ishte më i qartë në mbrojtjen e tij ndaj Cristiano Ronaldos, pas polemikave të ditëve të fundit për gjestin e hedhjes së shiritit të kapitenit në tokë, kur shkoi në dhomën e zhveshjes i irrituar, pasi iu mohua një gol i rregullt, që do të ishte i fitores, në kohën shtesë kundër Serbisë.
“Sigurisht që ai do të vazhdojë të jetë kapiten, askush të mos ofendohet nga ai gjest. Ai është një shembull kombëtar dhe ju e keni shkruar mijëra here këtë gjë, – deklaroi prerazi trajneri portugez, kur u pyet nga një gazetar, nëse reagimi i Ronaldos mund t’i kushtonte atij shiritin.
“Nëse do të kishte fyer një koleg ose federatë, ne mund ta studionim situatën, por unë nuk kam parë asgjë nga këto”, vijoi më tej Santos.