Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Historia që se dinim, Blendi Fevziu tregon pse braktisi profesionin si pedagog

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar mbrëmjen e kaluar  në emisionin që vetë drejton, eksperiencën e tij si pedagog rreth 15 vite më parë dhe se çfarë e detyroi ta braktiste që në ditën e parë.

Gazetari rrëfen emocionet dhe përgatitjet që bëri pas ftesës për të dhënë mësim në fakultet ndërkohë që ndryshe nga sa mendonte, problematika që hasi që ditën e parë të leksionit e ka bërë të marrë vendimin se kjo do të ishte edhe dita e fundit si pedagog.

Se s’dua ta përmend, se nuk e kam thënë kurrë. Para rreth 15 vitesh, më thirrën tek gazetaria për të dhënë një lëndë. E mora me qejf dhe thashë po jap një semestër. Shkova pasi nuk lashë gjë pa përmbysur një ditë para, megjithëse isha shumë i zënë, me shumë emocion se mbaj mend pedagogët. Kur shkova, nga 40 e sa studentë që kishte grupi gjeta vetëm 6 veta në klasë. Mora regjistrin, i thashë faleminderit atij që më thirri, unë s’vij më as në sezon e asgjë. Tani të humb unë të gjithë pasditen, të përgatitem për të dhënë një leksion dhe të gjej 6 veta në sallë? E lashë po të them që atë ditë. Që atë ditë, siç e mora regjistrin, shkova dhe e lashë. Kur studenti nuk do të vijë, kisha 40 e sa për të ardhur në klasë dhe vetëm 6 veta, që ishin ulur 2 këtu e 2 atje.

Fevziu, në rrëfimin personal të patreguar më parë, tha se pedagogët nuk arrijnë as të motivohen kur shikojnë numra aq të vegjël studentësh në auditore, ndërkohë që pjesa më e madhe nuk paraqitet fare.

“Si do motivohet ai në këtë rast? Këtë e kam rast personal se nuk e kam rrëfyer ndonjëherë. Ika në mes…Një ditë përpara humba minimalisht 2 orë e sa dhe të heq 2 orë kohë për vetëm 6 veta, nuk ka vlerë. Nuk ndjen emocion një herë me 6 veta. E lashë fare, nuk më duhej fare, është humbje. Ti nuk mund të përgatitesh për t’u dhënë 6 vetave kur 40 të tjerë nuk duan fare.”

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close