Trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi i ka hedhur sytë nga Argjentina, për të marrë mbrojtësin e djathtë, Tomas Guidara.
Pavarësisht se është vetëm 21-vjeç, ka patur një jetë aspak të lehtë. Guidara është me Kordoba dhe një lojtar nga Belgrano që në moshën 16 vjeçare. Atij shpeshherë i është dashur të flejë në shesh apo poshtë një urë.
Futbollisti i ri është braktisur që i vogël nga prindërit e tij dhe kjo ishte një nga arsyet pse ai u rrit nga gjyshërit e tij. Megjithatë besimi në Zot e bëri djaloshin të ecë para në jetë. Ai arriti të marrë kontratën e parë më Klubin e Kordibës.
“Kur unë kurseja, lekët më merreshin nga gjyshja ime. Nuk dua që dikush të përjetojë atë që kam kaluar unë. Kur isha 14 vjeç unë mora një vendim për të ndryshuar gjithçka që kisha kaluar. Kuptova se Zoti ishte me mua dhe unë duhet të buzëqeshja, prandaj mbarova shkollën e mesme dhe fillova të studioja me mësuesit e edukimit fizik”, ka thënë ai
Tomas filloi të ndiqte seancat e trajnerit në Belgrano dhe klubi e dërgoi në konviktin e klubit, ku e ushqyen dhe i ofruan mbështetje. Më parë ai hante në drekë çaj me bukë. Ndërsa lojtari mendon se si ai ka shumë persona të tjerë prandaj ai i inkurajon ata duke thënë: “Me përpjekje dhe me ndihmën e Zotit, ju mund të arrin suksesin që dëshironi.” – ka përfunduar mbrojtësi.