Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U ekzekutua me 6 plumba në vilë/ Zbulohet lidhja e Adriatik Tresës me bashkëatdhetarin: E vrau se do shiste informacion për trafikun e drogës tek DEA amerikane

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Adriatik Tresën, 40-vjeçarin shqiptar që u ekzekutua me 6 plumba në vilën e tij në Ekuador. Ishin 7 persona të maskuar si policia antidrogë që hynë në shtëpinë e tij me pretendimin se do i dorëzonin një letër për një ngjarje të 2017-ës kur është dorëzuar për armëmbajtje pa leje.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar lidhjen e tij me Ilir Hidrin, të cilin dyshohet se ekzekutoi pasi mund të shiste informacione të trafikut të drogës tek DEA Amerikane.

“Gjatë 4-5 viteve të fundit ka qëndruar në Ekuador. Atje është dyshuar për vrasjen e një tjetër shqiptari, Ilir Hidrit. Ai ishte një person që pjesën më të madhe të jetës kishte jetuar në Greqi, atje kishte rënë në kontakt me trafikun e drogës dhe sipas deklaratave të nënës së tij, ajo tregon se i biri u largua vetëm 7 muaj para se të vritej dhe personat që janë arrestuar për gazetarin Valdeviezo janë të njëjtët me të cilët kishte lidhje Ilir Hidri. Sipas tyre, dyshohej se kishte lidhje me infromacionet e trafikun e drogës. Këta dyshonin se Hidri mund të shiste informacione tek DEA amerikane, ndaj Tresa e ka vrarë”, tha Lala në ‘Opinion’.

Ndërsa gazetarja Fatjona Dhimitri u shpreh se para disa javësh ka pasur tentativë për ta rrëmbyer dhe skena ishte e njëjtë me atë të Fadil Kacanik, i cili është vrarë në makinë me bashkëshorten, por në pamundësi për ta realizuar, organizuan atentatin që i mori jetën.

(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *