Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Histori filmash/ “Edhe ne kemi zemër”, hajdutët i kthejnë makinën e vjedhur pronares (Arsyeja do t’ju lërë pa fjalë)

Një histori e padëgjuar më parë ajo që i ka ndodhur një gruaje në Itali, ku hajdutët që i kishin marrë makinën, ja kthyen sërish pas disa ditësh, e madje shoqëruar edhe me një letër ndjese.

Maria Elena Barile-s,  cila vuan nga skleroza e shumëfishtë, iu vodh makina më 13 janar në parkingun e spitalit, ku ajo kishte shkuar për vizitë.

Pas kësaj, e bija, Rita Damiani, bëri një postim prekës në rrjetet sociale, ku tregonte se automjeti ishte i përshtatur për personat me aftësi ndryshe dhe se nënë së saj nuk i kishin vjedhur vetëm makinën, por “krahët, këmbët dhe mjetin e vetëm të lirisë së saj”.

E me sa duket historia e gruas ka prekur edhe vetë hajdutët. Ato i kanë rikthyer makinën, duke i lënë edhe një letër ku i kërkonin të falur.

“Edhe ne kemi zemër, ju kërkojmë ndjesë, nuk e dinim për problemin tuaj. Edhe njëherë ndjesë, hajdutët”, shkruhej në letër.

Fotoja e letrës është publikuar nga vetë Rita Damiani, pasi gjeti makinën e së ëmës.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *