Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

Hiqni dorë nga ilaçet, 7 bimët më të mira kundër kolitit, diarresë dhe kapsllëkut

Koliti spastik ose sindroma e Zorrës së Irrituar është një problem shëndetësor që karakterizohet nga: Dhímbje të forta dhe/ose fryrje barku; Çrregullime të jashtëqitjes si diarreja apo konstipacioni; Gjendje jo të rehatshme të barkut, fryrje apo gazra.

Këto probleme mund të kenë një kohëzgjatje mbi tre muaj, thonë ekspertët. Në gjuhën popullore kjo sindromë njihet si ‘zorra nevríke.’ Po në mjekësinë popullore ofrohen alternativa natyrale për qetësimin e simptomave të zorrës nevríke.

Kamomili; Kjo bimë qetëson stomakun, zbut kontraktimet e tij gjatë tretjes, përmirëson jashtëqitjen dhe largon stresin dhe ankthín. Pijeni çajin e kamomilit në mëngjes dhe në darkë kundër dhímbjeve.

Lavanda; Kjo bimë aromatike qetëson sistemin nervor, përmirëson funksionin e sistemit nervor simpatetik por edhe funksionet e tretjes. Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.

Lulja e pasionit; Kjo bimë zbut kontraktimet dhe dhímbjet e stomakut, lehtëson simptomat e zorrës nevrike kur ato shoqërohen me nervozizëm, parehati, stres dhe/ose ankth.

Nenexhiku; Kjo bimë eliminon dhímbjet dhe kontraktimet e barkut por edhe normalizon ekuilibrat e florës bakteriale në sistemin tretës.

Jamballi; Emri shkencor i jamballit është Glycyrrhiza dhe ka origjinën nga Greqishtja e lashtë. “Glukos” do të thotë “e ëmbël” ndërsa “riza” do të thotë “rrënjë.” Kjo rrënjë e ëmbël përmban glycirizinë, një përbërës që rezulton të jetë 50 herë më i ëmbël se mjalti. Barishtja ka një histori të pasur edhe në Azi, ku përdorej kundër irritimeve dhe spazmave në sistemin tretës.

Finoku dhe kopra; Të dyja qetësojnë muskujt e aparatit tretës dhe shmangin fryrjet. Për më tepër si zhardhoku ashtu edhe barishtet luajnë rol anti-inflamator në zorrë.

Lule meneksheja; Kjo bimë është shumë e mirë kundër inflamacionit dhe rivendos ekuilibrat e baktereve në stomak duke zbutur kështu edhe kontraktimet gjatë tretjes. Të gjitha bimët e lartpërmendura mund të pihen si çaj kundër dhímbjeve të stomakut.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *