Aeroporti Fiumicino në Romë ka marrë çmimin si “I pari aeroport me 5-Yje, COVID-19”.
Skytrax, kompania aeroportuale internacionale i vlerësimit të njerëzve e ka cilësuar Fiumicinon si aeroportin e parë për nga gjendja higjenike aeroportuale.
Kompania Skytrax është e mirënjohur për vlerësimet vjetore të “World’s Best Airports”. Covid-19 bëri që kjo kompani të vinte me përcaktimin sesi duhet të jetë higjiena aeroportuale.
Sipas sistemit të vlerësimit Skytrax, pesë yje tregojnë “standarde shumë të larta të pastërtisë dhe procedurave të mirëmbajtjes së aeroportit”, ndërsa katër yje janë “të mirë” dhe tre “mesatare”. Dy yje, vlerësimi më i ulët i mundshëm, do të thotë që protokollet anti-Covid të aeroportit “kanë nevojë për punë”.
Pasagjerët do duhet ta konsiderojnë sërish fluturimin nga ky aeroport në të ardhmen e tyre.